Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar sot një faqe të re me informata statistikore për indikatorët kryesor të ekonomisë së Kosovës, duke bërë kështu një avancim të standardeve të publikimit të statistikave.
Kjo faqe është emëruar “Ekonomia e Kosovës në një shikim”, që përmban një pasqyrë të shkurtër të indikatorëve kyç ekonomikë.
“Të dhënat e publikuara në ketë format janë një përgjigje ndaj kërkesave të përdoruesve për të poseduar të gjithë indikatorët kryesor statistikor në një vend. Indikatorët kryesor të përfshirë në këtë faqe janë: produkti i brendshëm bruto, çmimet, tregun e punës, sektorin e jashtëm, kursin e këmbimit, normën e interesit, kreditë, financat qeveritare dhe popullsinë. Të dhënat e publikuara janë në formë tabelore dhe grafikore”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Të dhënat do të publikohen sipas kalendarit 90 ditë pas përfundimit të tremujorit referues. Burimet kryesore të të dhënave janë BQK, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Ministria e Financave, Banka Qendrore Evropiane dhe Agjencia Reuters.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës