Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës, ka miratuar Udhëzimin për Standardizimin e QR Kodit që do të përdoret për pagesa në Republikën e Kosovës.
Sipas BQK-së, qëllimi i këtij udhëzimi është të përcaktojë rregullat dhe kërkesat teknike për zhvillimin dhe funksionimin e strukturës së QR Kodit në Kosovë, që do të përdoret për pagesat në shitjet me pakicë dhe për pagesat e faturave.
“Ai synon të promovojë përdorimin më të gjerë të pajisjeve digjitale dhe telefonave të mençur për kryerjen e pagesave, duke siguruar ndërveprim të qëndrueshëm dhe të sigurt midis ofruesve të shërbimeve dhe konsumatorëve”, thuhet në komunikatën për media.
BQK-ja ka adoptuar standardin e përcaktuar nga Këshilli Evropian për Pagesa (EPC), i cili përfshin standardin e QR kodit që përdoret në BE për transferat e pagesave të iniciuara nga telefonat e mençur dhe për sistemet e pagesave të shpejta.
Përdorimi i këtij standardi do të sjellë disa përparësi dhe përfitime:
– Për qytetarët;
– Për tregtarët dhe ofruesit e shërbimeve;
– Për ofruesit e shërbimeve të pagesave;
– Për institucionet publike.
“Me këtë standard, Banka Qendrore synon që në Republikën e Kosovës, QR kodet të përdoren në mënyrë efikase për qëllime pagesash në sisteme dhe platforma të ndryshme, duke reduktuar fragmentimin e tyre”.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...