Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës tregon se në vitin 2017 është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara dhe po ashtu numër më i vogël i ndërmarrjeve të mbyllura.
Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte 9,223 apo 1,201 ndërmarrje më pak se sa në vitin paraprak, ndërsa u mbyllën 1,623 ndërmarrje apo 753 ndërmarrje më pak se sa në vitin paraprak.
Numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 2,462 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i hotelerisë me 930 ndërmarrje, prodhimtarisë me 890 ndërmarrje dhe bujqësisë me 822 ndërmarrje.
Krahasuar me vitin 2016, në shumicën e sektorëve është shënuar numër më i vogël i ndërmarrjeve të regjistruara.
Në sektorin e prodhimit janë regjistruar 291 ndërmarrje më pak, në sektorin e tregtisë 276 ndërmarrje më pak, në sektorin e bujqësisë 268 ndërmarrje më pak, etj.
Sektorët që shënuan numër më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara ishin sektori i aktiviteteve profesionale (80 ndërmarrje më shumë), informacionit dhe komunikimit (18 ndërmarrje më shumë), si dhe sektori i ndërtimtarisë (12 ndërmarrje më shumë).
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...