Ka rënë niveli i ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit.
Këtë e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, shkruan arbresh.info.
“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 627.64 metër mbi nivelin e detit ose 8.36 metër nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 metër mbi nivelin e detit ose 10.05 metër nën nivelin maksimal”, thuhet në në njoftimin e kompanisë.
Në njoftim kërkohet nga qytetarët të kenë kujdes të shfrytëzim të ujit dhe ta paguajnë atë.
“Integrimi gjinor/përfshirja e gruas e domosdoshme për vlerësimin e çdo veprimi të planifikuar në të gjitha çështjet e ujit! Furnizimi me ujë është më shumë se vetëm ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit! Uji i shfrytëzuar duhet të kursehet dhe paguhet”, përfundon njoftimi./arbresh.info/
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...