Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vazhduar vizitat në terren, për të parë nga afër veprimtaritë bujqësore dhe gjendjen e fermerëve në komunën e Istogut.
Gjatë ditës, Ministri Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova vizitoi kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe frutave të kësaj komune, si dhe bazenet për kultivimin e troftave në këtë rajon, ku është njohur nga afër me sfidat që po përballen këta prodhues gjatë kohës së pandemisë.
“Do të vazhdoj të jem pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve për t’i motivuar dhe mbështetur, që të mos ketë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues, duke ju siguruar ushqim cilësor familjeve tona”, tha Ministri Mustafa.
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova e falënderoi ministrin për vizitën dhe e njoftoi me gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...