Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë(MIN), Besim Beqaj ka vizituar sot Parkun gjermano-kosovar të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.
I Shoqëruar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, Beqaj ka deklaruar: “Inovacioni dhe ekonomia digjitale do të jenë identiteti ekonomik i vendit tonë, ky është përkushtimi dhe vizioni, të cilin e theksuam me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli”.
I pari i MIN shtoi, se me përfundimin e fazës përgatitëse, do të vazhdohet me thirrjen e bizneseve me qëllim të vendosjes së tyre në Park, dhe kjo sipas Ministrit pritet të ndodh rreth mesit të këtij viti.
Ndryshe, ITP në Prizren është projekt që do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë.
Ndërkohë që ky park është në fazën fillestare të planifikimit dhe duke qenë kështu, të dyja qeveritë po punojnë në zhvillimin e një koncepti implementues./arbresh.info
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...