Bashkimi Evropian ka planifikuar krijimin e një fondi 3.5 miliardë eurosh i cili do të investojë tek bizneset e reja teknologjike.
Sipas BE-së, kjo është një përpjekje për të rritur inovacionet të cilat një ditë mund të përballen me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.
“Firmat tradicionale të investimit kanë për tendencë të shmangin hulumtimin dhe investimin e kushtueshëm dhe të rrezikshëm për të shndërruar një shpikje në një produkt”, shprehet drejtori i përgjithshëm i Kërkimit dhe Inovacionit pranë Komisionit Evropian, Jean-Eric Paquet, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se Evropa synon t’i japë një shtysë të madhe inovacionit me Këshillin Evropian të Inovacionit.
Ky fond gjithashtu synon të mbyllë hendekun e investimit duke u siguruar financim bizneseve fillestare në fushat e prodhimit, bioteknologjisë, teknologjisë së shëndetit dhe inteligjencës artificiale.
Zyrtarisht ky fond do të startojë aktivitetin në 2021 dhe të menaxhohet nga Këshilli Evropian i Inovacionit ndërsa madhësia e tij mund të përcaktohet në varësi të marrëveshjeve mes vendeve anëtare.
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...