Drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës po përcjellin zhvillimet lidhur me pandeminë në vend.
Këtë e ka thënë Guvernatori Fehmi Mehmeti në një konferencë për media, duke theksuar se sektori bankar është stabil, likuid dhe me afarizëm pozitiv.
“Rëndësi të veçantë u kushtojmë kontrollit të brendshëm që ka për qëllim eliminimin e humbjeve. Raportimi gjendjes që parasë e gatshme në BKQ është pasqyruar saktë, i drejtë dhe në kohë. Kjo dëshmon për sistemin efektiv të kontrolleve të brendshme në BQK duke zvogëluar mundësinë e mashtrimeve dhe gabimeve të ndryshme”, është shprehur Mehmeti.
Ai ka thënë se si institucion kanë parashikuar rënies ekonomike që do ta pësojë vendi si pasojë e pandemisë, shkruan Arbresh.info.
“7.2 përqind parashihet rënia ekonomike sipas BKQ-së. Shkaktarë mbrapa rënies janë me masat e ndërmarra për parandalimin e shpërndarjes së virusit të COVID-19. Një prej faktorëve që ka ndikuar në uljen e kërkesës agregate është rënia e vizitave nga diaspora”.
Mehmeti ka thënë se dërgesat nga diaspora këtë vit kanë shënuar rritje.
“643 milionë janë në këtë vit, kurse në vitin e kaluar remitancat kanë qenë 608.6 milionë euro”.
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...
S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presiden...
LDK: Qeveria të përkrahë qytetarët përballë rritjes së çmime...
Cigare elektrike, duhan dhe produkte të tjera – konfiskohen ...