Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi të martën ratifikimin e marrëveshjes së huas mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Sipas relacionit, marrëveshja parashikon akordimin e një financimi shtesë për projektin e kësaj rruge me një vlerë prej rreth 35 milionë dollarë.
Banka Islamike për Zhvillim në vitin 2011 akordoi një kredi në vlerën e rreth 223 milionë dollarëve për financimin këtij aksi.
Sipas relacionit të qeverisë, për përfundimin e plotë të projektit, i cili thuhet se ka hasur probleme për shkak të rrëshqitjeve të ndodhura përgjatë këtij aksi, do të akordohet një financim shtesë me kredi nga Banka Islamike për Zhvillim, në vlerën prej 35 milionë dollarëve.
Gjatësia totale e zonave problematike ku është e nevojshme ndërhyrja është 4 km.
Zërat kryesore që duket se kanë peshën më të madhe në këto punime janë gërmimet, masat mbrojtëse nga rrëshqitjet, punimet që do të kryhen për spostimet e rrjeteve të shtyllave të tensionit të lartë etj.
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...