Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami sot është paraqitur në Komisionin për Buxhet dhe Financa për të raportuar lidhur me skandalin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga buxheti i shtetit.
Bajrami ka thënë se ajo dhe stafi i saj e kanë të ndaluar që të kenë qasje në Thesarin e Shtetit, shkruan arbresh.info
“Ministri dhe Kabineti dhe stafi politik e kanë të ndaluar të kenë ndërhyrë tek Thesari i Shtetit. Ngjarja që ka ndodhë na ka trondit të gjithëve, sepse është një sulm në financat e shtetit. Edhe pse buxheti është i regjistruar në thesar, prapë askush nuk mund ta shfrytëzoj pa ndodhë alokimi. Me datën 9 tetor janë kryer disa transaksione, the thuhet pse ajo kompani nuk ka kontratë me ne, dhe për njërin nga personat thuhet se nuk e kryen punën e certifikuesit”, ka thënë Bajrami.
Ajo po ashtu tha se Zyrtari i Thesarit, Labinot Gruda dyshohet se ka krijuar vetë user të rremë për t’i kryer transaksionet e 2 milionë eurove.
“Është ataku sistemi i financave. Ky person ka filluar nga hapi i katërt ka hyrë në sistem dhe ka krijuar users. Për secilën organizatë buxhetore, ka një ose dy që kanë qasje në Thesarë. Ky person ka hy tek sistemni dhe ka kirjuarj një llogari dhe ka bërë urdhërblerjen dhe ka kaluar në pranimin e mallit.
Kërkesa është bërë me mbyllë llogarinë, sepse ka 9 muaj që nuk punon si certifikues. Secili peron zyrtar që ka qasje në thesar, aty shkruan që momentin kur zyrtari largohet nga puna duhet të njoftohet që t’i mbyllet llogaria, ndërsa ky person e ka pasur të hapur llogarinë”, ka thënë ministrja Bajrami./arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën