Në seancën e sotme të Kuvendit është bërë edhe shqyrtimi i raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut -KOSTT për vitin 2016.
Hykmete Bajrami deputete e LDK-së ka thënë se sot KOSTI operon si ndërmarrje publike dhe sipas ligjit që është në fuqi anëtarët e bordit i emëron dhe shkarkon Kuvendi e jo siç ka ndodhur që anëtarët janë shkarkuar nga kryeministri duke u bazuar në ligjin e vjetër.
Sipas saj, KOST është shumë i dëmtuar nga marrëveshjet Kosovë-Serbi, raporton Arbresh.info.
Ajo tha se raporti ka informata tq shumta por në shumë raste këto informata na japin konfuzion.
“Sot KOSTI i raporton Kuvendit dhe sipas këtij ligji anëtaret i emëron Kuvendi por duke u bazuar në ligjin që nuk është në fuqi kryeministri i ka shkarkuar tre anëtar të bordit të KOSTI-t. Sot ligji është në fuqi por ligji është shkel në rastin kur kryeministri i ka shkarkuar tre anëtarët.
KOSTI është ndër institucionet e pakta që ka shënuar progres”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...