Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me mungesë të energjisë elektrike, madje edhe gjatë natës.
“Pjesa më e madhe e energjisë që po shpenzohet në Kosovë po importohet. Nuk e di nëse janë përcjellë të dhënat e shkëmbimeve tregtare të energjisë, por sasia që po e gjeneron Kosova për momentin është jashtëzakonisht e vogël. Aktualisht kemi vetëm dy blloqe funksionale. E patë edhe tymin sot, që ka mbuluar jo vetëm Obiliqin, por edhe krejt Prishtinën. Thuhet se njëri nga blloqet është vënë në funksion pa vendosjen e filtrave, dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme. Prandaj, po ju them hapur: ka gjasa që ne nuk kemi rrymë të mjaftueshme as gjatë natës për të shkëmbyer”, tha ajo.
Bajrami theksoi se, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese dhe keqmenaxhimit, ekziston mundësia reale që në orët gjatë natës të mos ketë fare energji elektrike në vend.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot