Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, në bashkëpunim me Departamentin e Lojërave të Fatit dhe në asistim të Policisë së Kosovës,dje ka zhvilluar një kontroll (bastisje) tek një subjekt i lojërave të fatit në Prishtinë, ku sipas informacioneve fillestare është dyshuar se ka të bëjë me shmangie tatimore (deklarime të rrejshme).
Në vendngjarje gjatë kontrollimit të lokacionit janë gjetur para të gatshme (cash) në vlerë prej 44 mijë e 370 e 85 euro, para të cilat nuk janë përputhur me deklarimet që janë bërë për ATK-në. Pra, deklarimet kanë qenë shumë më të vogla se sa paraja e gjetur në lokacion.
Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar karte monedha në vlerë 38,230.00 euro, monedha metalike në vlerë 6,140.85 euro, dy laptop, fletore të punës (me të dhëna të pazareve ditore), dy usb disck, si dhe dokumentacione tjera.
Shuma e parave mbetet e sekuestruar, deri në verifikimin se a ka pasur shmangie nga tatimi.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...