Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim që tatimpaguesit të kenë sa më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore, në sistemin elektronik EDI, ka shtuar edhe një shërbim të ri, i cili ka të bëjë me kërkesën për marrëveshjen e pagesës me këste të obligimeve tatimore.
ATK thotë se përmes kësaj kërkese, tatimpaguesit mund të kërkojnë arritjen e një marrëveshje të pagesës së borxhit tatimor të pashlyer.

“ATK, fton tatimpaguesit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që duke shmangur kontaktin fizik të kontribuojmë në parandalimin e COVID-19. Kërkesa në fjalë gjendet në menynë – Shërbimet-Kërkesë për Marrëveshje Pagesë”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...