Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar qytetarët e Kosovës të cilët po vazhdojnë të grumbullojnë kuponët fiskal që në mënyrë përfitimi t’ ju rimburësohen mjetet nëpër llogaritë e tyre bankare.
Për muajt e fundit të këtij projekti siç janë: Tetor, Nëntor, Dhjetor të vitit 2016, ka përfunduar i gjithë procesi në mënyrë të rregullt i verifikimit të plikove me kuponë fiskal.
Zëdhënësja për informim e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa në një përgjigje për “Indeksonline” ka treguar se sa i përket projektit me kuponë fiskal në këtë tre mujorin e fundit ka mbetur vetëm edhe një pjesë e vogël e cila duhet që të riverifikohet.
“ 99% (për qind) te plikove janë verifikuar edhe janë përcjell për rimbursim tek llogaritë personale të qytetarëve.
Ndërsa kanë mbet edhe disa te cilat duhet te riverifikohen për arsyeje të ndonjë mos përputhje të kritereve të caktuar”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora