Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik. Sipas njoftimit të ATK-së, regjistrimi i tillë duhet të jetë i gatshëm më së largu deri me datën 10 Janar të vitit 2023.
“Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.
Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...