Administrata Tatimore e Kosovës deri në vitin 2021 do të realizojë 17 reforma në fusha të ndryshme në mbledhjen e borxheve.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në një konferëncë për medie, shkruan arbresh.info.
“2019-2021 është paraprë që të realizohen mbi 17 reforma në 20 fusha. Konsolidimi i mbledhjes së detyrueshme. Të bëhet shpërndarja e barabartë e punëve të zyrtarëve, të arrihet efikasiteti i mbledhjes. 250 konfiskime gjatë këtij viti që është numër rekord. Nuk kemi dallime në sektor, bëhet konfiskimi në të gjithë sektorët. Trajtohet njësoj qoftë biznes i madh apo i vogël”, tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, këto komente i ka bërë në një konferencë për medie ku ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë aktivitetet për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj. /arbresh.info/
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...