Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka njoftuar se pas aktvendimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme për Agrokosovën, sot kjo ndërmarrje do të kalojë tek ish-blerësi.
Më 24 maj 2022, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar Aktvendimin nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në të cilën me shumicë votash është vendosur masë e përkohshme ndaj vendimit të Bordit të AKP-së për tërheqjen e aksioneve dhe vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova nën administrim direkt të AKP-së deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të Agrokosovës.
Me këtë përkohësisht është vendosur që një pronë me interes publik për zhvillimin ekonomik të Kosovës të largohet nga administrimi i një institucioni shtetëror siç është AKP-ja dhe të kthehet nën administrim të palës private, thuhet në komunikatë.
AKP-ja thotë se planifikon ta bëjë pranim-dorëzimin më 30 maj 2022 në ora 11:00 në objektet e Agrokosovës.
NSH “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”- është privatizuar më 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI” përmes metodës së Spin Off-it Special në valën e 19-të të shitjes në vlerë prej 4,175,999.00 euro. /arbresh.info/
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...