Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me datën 25 korrik, me ç’rast shqyrtoi dhe miratoi listën e valës së shitjes së aseteve me Likuidim 41, valë kjo që përfshin 44 asete atraktive në Kosovë.
Veç kësaj, Bordi miratoi edhe Udhëzuesin e brendshëm për procedurat e parcelizimit të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, procedurë kjo tejet e rëndësishme gjatë përgatitjes së këtyre parcelave për procesin e shitjes me privatizim/likuidim si dhe rastet tjera të transformimit të pronësisë të paraparë me Ligjin e AKP-së.
“Gjatë kësaj mbledhjeje Bordi aprovoi disa qiradhënie të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në administrim direkt dhe atyre në likuidim. Në këtë mbledhje po ashtu u aprovua shpërndarja e mjeteve për kreditorët të NSH-ve në likuidim: GJI058 Fabrika e Baterive, PRZ004 Sillos dhe PRZ014 Ballkan në shumën prej 1,496,135.45 €. Bordi po ashtu është njoftuar që 17 Raportet përfundimtare të NSH-ve në likuidim do të dërgohen në DhPGjS dhe pas vendimit të Dhomës likuidimi i atyre ndërmarrjeve do të marr fund. Bordi po ashtu aprovoi raportin me gjithsejtë 14 raste të komisionit për shitjen e banesave në pronësi shoqërore”, thuhet në njoftim.
Agjencia do të njoftojë me kohë palët për vendimet e marra në mbledhjen e Bordit, ndërkaq mbledhja e radhës do të mbahet me datë 30 Gusht.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...