Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ministri,Arben Vitia, u ka bërë thirrje që nga fillimi i pandemisë Covid-19 që të hetohet çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik.
E këtë e ka mirëpritur Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, shkruan arbresh.info.
Në komunikatën e këtij të fundit thuhet se AKK është e gatshme që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës.
“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si institucion i pavarur në kryerjen e detyrave të veta, është i obliguar dhe i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të Republikës së Kosovës.
Autoriteti i Konkurrencës ka mirëpritur thirrjen e Ministrisë së Shëndetësisë që institucioni ynë dhe institucionet e tjera relevante të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga kjo ministri gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu u bëhet thirrje të githa Institucionëve të thellojnë bashkëpunimin me AKK-në në mënyrë që të evitohen çfarëdo shkelje të mundshme.
“AKK dëshiron të ritheksojë se përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, institucioni ynë është duke vazhduar që të jetë në krye të detyrave që u takojnë, dhe se do ta autorizojë Divizionin e Anti-kartel për te filluar shqyrtimin paraprak lidhur me rastet e MSH-së.
Me këtë rast, dëshirojmë të njoftojmë të gjitha institucionet e Kosovës se viteve të fundit AKK ka rritur edhe numrin e këshillimeve profesionale ndaj institucioneve të ndryshme. Në këtë kontekst, u bëjmë thirrje institucioneve që ta thellojnë bashkëpunimin me Autoritetin e Konkurrencës në mënyrë që të evitohen çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës në prokurim publik apo për çështje të tjera”, thuhet aty./arbresh.info/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...