Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka publikuar një studim hulumtues në lidhje me punësimin në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë në Kosovë, ku del se informaliteti kalon 45% kundrejt atyre që kanë kontratë pune.
Sektori i Gastronomisë dhe Hotelerisë është në zhvillim e sipër në Kosovë por edhe informaliteti në punësim në këta sektorë është i lartë, thotë AKB.
Në këtë sektor, sipas hulumtimit, vetëm 47% janë deklaruar se kanë kontratë pune, kundrejt 45% që nuk posedojnë asnjë kontratë formale, përveç marrëveshjes gojore për pagë mujore. “Kurse 8% nuk deklarohen për gjendjen e punësimit të tyre”.
“Punëtorët e këtyre sektorëve, përveç ankesave që kanë për moszbatim të kontratës për punësim, ankohen se kanë orar të gjatë të punës, të pacaktuar dhe pa pagesë sidomos gjatë sezonit të verës”, theksohet në komunikatën e AKB-së.
Por nga ana tjetër, punëdhënësit ankohen në mungesë të punëtoreve profesionalë dhe mosgatishmërinë e të punësuarve për të nënshkruar kontratë pune.
Punësimi më i madh në këta sektor ndodhë në sezonin e verës dhe festave të ndryshme.
AKB-ja i rekomandon Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Inspektoriatit të Punës që të shtojnë aktivitetet e tyre, sidomos gjatë sezonit veror dhe festave të fundvitit, për të konstatuar gjendjen reale se kush nuk po e zbaton Ligjin e Punës.
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...