Ka nisur ekspozimi dhe promovimi i prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në rrjetin e marketeve Viva Fresh Store në Prishtinë – Veternik,
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se për të shtatëmbëdhjetin vit organizohen “Javët e Biznesit Kosovar”, me moto: Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?.
Sivjet jemi më mirë sesa viteve paraprake, për shkak se është bërë një vit që kur është vënë taksa kundër prodhimeve serbe e boshnjake.
“Më 2003 kur nisëm “Javët e Biznesit Kosovar”, kishim rreth 35 produkte e tash pas 17 vjetësh tradite janë mbi 10 mijë produkte shqiptare e të cilat secilin vit shënojnë ngritje”, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së shtoi se shkëmbimi i prodhimeve shqiptare duhet të lehtësohet në të gjitha tregjet shqiptare, e jo sikur po ndodh ku akoma ka barriera.
“Minishengeni ballkanik është i vonuar e i tejkaluar. Bizneset e vendit kanë nevojë për Shengen evropian e jo ballkanik e i cili izolon prodhuesit vendës”, tha Shahini.
Ai shtoi se institucionet duhet krijuar klimë më të mirë për bizneset e sidomos prodhuesit. AKB-ja do të jenë gjithmonë në krah të tyre.
“Duke konsumuar prodhimet vendore zhvillojmë shtetin, rrisim punësimin, prodhimin eksportet e punësimin. Prodhimi vendës është shtyllë e qëndrueshmërisë shtetërore “, tha kryetari i AKB-së.
Ndërsa Liridon Berisha, menaxher i marketingut në rrjetin e marketeve Viva Fresh Store tha se në raftet e tyre çdo ditë po shtohen produktet vendore e të cilat po i përkrahin fuqishëm duke i zëvendësuar ato të huajat.
Sipas tij mbi 30 për qind e shitjes në 66 pikat e rrjetit të marketeve të tyre janë prodhime vendore.
“Ne nga viti i ardhshëm do të kemi edhe me shumë prodhime vendore në raftet e marketeve”, tha Berisha.
Lexo edhe: Bien çmimet e importit në tremujorin e tretë 2019
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet