Aleanca Kosovare e Bizneseve publikoi hulumtimin “Nevojat e Tregut të Punës” ku pasqyrohen të gjeturat e trendit të ndërmarrësitë vendore dhe të huaja 2000-2016, trendi i punësimit 2006-2016, trendi i remitancave 2008-2016, trendi i investimeve të huaja 2008-2016 e gjetje tjera.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se informatat në tregun e punës janë resursi më i rëndësishëm, kështu që hulumtimi i tregut të punës apo studime të kësaj natyre do të ndihmojnë të gjithë aktorët e tregut të punës, sidomos marrësit e vendimeve apo politik-bërësit.
Sipas tij hartimi i politikave të punësimit, arsimit dhe aftësimit profesional në tregun e punës pa informata apo të dhëna cilësore dhe pa një studim te mirëfilltë shkencore të tregut të punës, asnjëherë nuk do të arrihen rezultatet e pritura,thuhet në njoftimin për media, njofton Klan Kosova.
AKB-ja, në vazhdimësi sikurse viteve tjera edhe gjatë këtij viti është duke realizuar hulumtimin e nevojave në tregun e punës. Ky hulumtim është duke u mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Synimi kryesor i këtij hulumtimi ishte identifikimi i nevojave në tregun e punës.
Hulumtimi është zhvilluar në gjithë territorin e Kosovës ku janë anketuar 1 mijë e 200 biznese apo 10 për qind e mostrës së përzgjedhur.
Gjetjet, tregojnë se numri i përgjithshëm i të punësuarve nga vitit 2006 deri në fund të vitit 2016 ka arritur shifrën prej 317 mijë e 188 persona. Mesatarisht 12 mijë persona punësohen në çdo vit.
Partitë pa ujdi për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve të ...
Nesër protestë në Jarinje, QKMK paralajmëron për bllokimin e...
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...