Aleanca Kosovare e Bizneseve konsideron se iniciativa “Kosova bojkoton të gjitha supermarketet” është kontraprodukteve për ekonomi vendore dhe imazhi i keq për ne, pasi që kjo iniciativë është kopje e dështuar pothuajse në çdo vend tjetër dhe pa ndonjë efekt.
“Kosova posedon një rrjet model të marketeve në Ballkanin Perëndimor dhe si të tillë janë duke u shtri në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe në Mal të Zi si konkurrent kryesorë duke ofruar shërbime dhe produkte me çmime cilësore”, thuhet në reagim.
AKB kundërshton këto iniciativa të kopjuara dhe të dështuar nga disa shtete të Ballkanit.
“Konsumatorët janë mbret dhe si të tillë duhet vlerësuar nga bizneset kosovare me shërbime produkte kualitative dhe sasi të mjaftueshëm por duhet të din se Kosova ka importuar vitin e kaluar rreth 6.4 miliardë euro dhe tregu jonë diktohet nga çmimet e importuara. Ftesa më e mirë për konsumatorët kosovarë është të konsumojnë produkte vendore Made in Kosova iniciativë e AKB-së nga viti 2003”, thuhet në reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shte...
Dimal Basha: Zgjedhjet parlamentare ishin të lira dhe demokr...
Rashford dëshiron qëndrimin te Barça: Jam këtu për të fituar...
Dhjetë miliarderët më të pasur të teknologjisë në SHBA
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar