Agjencitë turistike sot para Ministrisë së Ekonomisë në Shkup publikisht do ta prezantojnë kërkesën për zvogëlimin e dëmeve nga Kovid-19. Kërkesa, siç informojnë, veçmë është dërguar deri te Minsitria e Ekonomisë dhe deri te Ministria e Financave, por përgjigje ende nuk kanë marrë.
Përfaqësues të agjencive turistike në konferencë për shtyp para Ministrisë së Ekonomisë do ta informojnë opinionin, por edhe Qeverinë për problemet, me të cilat po ballafaqohen gjatë katër muajve të kaluara.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dje, në konferencë për shtyp njoftoi se Qeveria parashikon masë të posaçme për përkrahje të agjencive turistike, e cila do të fillonte nga fundi i gushtit ose në fillim të shtatorit. Bekteshi nuk dha hollësira, por theksoi se qëllimi është ndihmë e drejtpërdrejtë e agjencive në përpjekjet e tyre që të sjellin numër sa më të madh të turistëve. bsh/
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...