Rreth 96% e të gjithë rrugëve që gjenden të Republikën e Kosovës janë të asfaltuara.
Ndërsa vetëm 4.4 % e rrugëve ose 101 km janë ende të paasfaltuara, shkruan arbresh.info.
Këto statistika janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ndërsa janë marrë nga Ministria e Infrastrukturës.
“Nga tabela e mësipërme vërehet se në vitin 2019 nga gjithsejtë 2,311.7 km rrugë, 2,210.7 km apo shprehur në përqindje 95.6% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 101 km apo 4.4 % e rrugëve janë të pa asfaltuara”, thuhet në raport.

Numri i rrugëve të asfaltuara është rritur nga viti në vit.
Në raport thuhet se në vitin 2011 në Kosovë kishte më shumë rrugë paasfalt sesa me asafalt, ose kishte 1,963.1 km rrugë të paasfaltuara ndërsa 1,843.0 km rrugë të asfaltuara.
Ndër vite Qeveritë e ndryshme në Kosovë ishin kritikuar për orientim në asfalt të një pjese të madhe te buxhetit të shtetit./arbresh.info/

Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...