Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), organizon sot shënimin e ditës ‘Gratë bashkëmoshatare për zhvillim’.
Fjalimet hapëse do të mbahen nga Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv D4D, znj. Miranda Jolicoeur, zëvendësdrejtoreshë, Zyra për Demokraci dhe Qeverisje – USAID dhe znj. Linda Shala, Zëvendëskryetare e Odës Ekonomike të Grave – G7.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit ‘Gratë për zhvillim: Aktivizimi i grave në treg të punës’.
Të dhënat e fundit në Kosovë flasin se rreth 80.2% e grave janë joaktive në tregun e punës. Duke qenë jashtë punës, jo vetëm që pengohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm në vend, por kjo dëmton edhe pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri.
Aktiviteti ka për qëllim që grave të reja t’u ofrohet mundësia të njihen për së afërmi me përvojën e grave të suksesshme në fusha të prodhmitarisë, ofrimit të shërbimeve dhe ndërmarrësisë. Kjo mëton të shërbejë si mënyrë për t’i motivuar gratë e reja për t’u aktivizuar në tregun e punës.
Panelet e diskutimit dhe të rrjetëzimit do të kenë përfaqësuese gra të suksesshme nga sfera e prodhimtarisë, shërbimeve dhe ndërmarrësve të reja, duke përfshirë: Syzana Aliu, Magic Ice; Besa Berisha, Univerzum Audit; Melita Ymeraga, Melita&Partners; Donjeta Sahatçiu, Rrota; Gëzime Rexhepi – Çollaku, Bardha; Venera Biçaku, Jetë o Jetë; Annea Hapçiu, KosovaLive360 dhe Zana Idrizi, Girls Coding Kosova.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...