Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Gjilanit, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2017”, organizon konferencë Informuese për zhvillimin e sektorit privat në Gjilan.
Në konferencë do të prezantohen planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Gjilanit lidhur me zhvillimin e sektorit privat dhe do të dialogohet drejtpërdrejt me bizneset e rajonit të Gjilanit të cilat do të kenë mundësi t’i paraqesin sfidat dhe kërkesat e tyre para përfaqësueseve të institucioneve qendrore dhe lokale.
Konferenca mbahet në restorant “Vali Ranch”, në fshatin Përlepnicë të Gjilanit.
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!