Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se ekonomia joformale është çështje e cila trajtohet edhe në MSA dhe luftimi i saj është prioritet kryesor i vendeve të BE.
Sipas saj, vlerësimi i nivelit të ekonomisë joformale në Kosovë tregon se është bërë zvogëlim i ekonomisë joformale në shifra dhe kjo është për shkak të reformave të ndërmarra nga Ministria e Financave, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana, shkruan arbresh.info.
“Hartimi dhe miratimi i dokumenteve nuk është i mjaftueshëm dhe ne presim që institucionet të marrin veprime konkrete”, ka thënë ajo.
Apostolova ka thënë se do të kursejnë fonde për arsim më të mirë dhe mirëqenie./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...