Shoqata e Kompanivë të Produkteve Pyjore Jo-Drurose (PPJD) dhe Bimëve Aromatike Mjekësore (BAM) ORGANIKA organizon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave organike për 18 biznese të Kosovës që merren me grumbullimin, kultivimin dhe përpunimin e PPJD dhe BAM.
Përveç shpërndarjes së certifikatave organike, kjo ngjarje vë theksin tek rëndësia e certifikimit organik dhe standardeve për bizneset e Kosovës dhe tek trendet e së ardhmes në këtë sektor.
Procesi për certifikimin organik të 15 kompanive u mbështet nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që implementohet nga Swisscontact në partneritet me Institutin Riinvest.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës