Në vlugun e sezonit të pushimeve verore, një numër i madh i bashkatdhetarëve po vijnë në Kosovë përmes linjës ajrore.
Kjo ka bërë që në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot të realizohet rekord operimesh, me 130 sosh.
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), përmes një komunikate njofton se gjatë 24 orëve janë të planifikuara gjithsej 130 operime të fluturakeve në ASHNA, operime këto të cilat realizohen nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Përveç 8 operimeve, gjithë të tjerat janë operime komerciale”, thuhet në njoftim të ANSH.
Krahas arritjes së bashkatdhetarëve përmes linjës ajrore, një numër i madh i tyre, po vazhdojnë të vijnë në Kosovë me automjetet e tyre dhe autobusë.
Por, për dallim nga vitet e tjera, në vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje, veçmas me Serbinë, nuk janë regjistruar pritje të gjata.
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A
Prindër bëni mirë të hiqni dorë nga këto mite që keni për fë...
Zbulim shqetësues, bateritë e iPhone mund të fryhen në aerop...
Vdes 85-vjeçarja në Sarandë pasi bie nga ballkoni i katit të...