Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka falënderuar pjesëmarrësit në protestën e sotme në Hagë, ku u kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim.
OVL e UÇK-së përmes një shkrimi në Facebook deklaroi se mesazhi që doli nga protesta e sotme ishte “i qartë”.
“Falënderim i veçantë për mërgimtarët, luftëtarët, qytetarët dhe mediat që morën pjesë në protestën e sotme të organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Mesazhi ynë i përbashkët ishte i qartë: Jo në emrin tim!”, thuhet në postim.
Ndërkaq, kryetari Hysni Gicati, në fjalimin e tij tha se “bota demokratike nuk duhet t’i mbyllë sytë karshi padrejtësive kaq të mëdha”.
“U bëjmë thirrje ndërkombëtarëve që të mos ndëshkohet Kosova për lirinë e saj. Drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Këtu jemi për të thënë se nuk do të lejojmë të nëpërkëmbët sakrifica e Kosovës”, tha ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...