Arrestohet një person në Kçiq të Madh të Mitrovicës, iu gjeten dhe sekuestruan pesë bimë të mbjella kanabis

14:37 | 26 Gusht 2025
Gita

Një preson ka përfunduar në pranga të policisë së Kosovës, pasi tek i njëjti me urdhër kontroll në një lokacion në Kçiq të Madh të Mitrovicës i janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë kanabis sativa.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në një lokacion në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë (5) bimë të mbjella kanabis sativa”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria bën të ditur se i arrestuari M.M është dërguar në mbajte për 48 orë.

“Është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë një person i dyshuar me iniciale M.A., me dyshim se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, bën të ditur prokuroria./Arbresh.info/