Një shpërndarje e dytë e pajisjeve për mbrojtje personale në objektet mjekësore dhe institucionet e tjera në Kosovë u krye nga KFOR-i në dy javët e fundit në mbështetje të reagimit lokal ndaj pandemisë COVID-19.
Pas dhurimit të parë që u bë në prill, ushtarët e NATO-s/KFOR-it përsëri dorëzuan mijëra maska për fytyrën dhe mburoja, doreza, termometra pa kontakt me rreze infra të kuqe, veshmbathje izolusese dhe antiseptikë për pastrimin e duarve.
Sipas një komunikate të KFOR-it, kjo iniciativë e dytë u financua gjithashtu nga NATO dhe është pjesë e angazhimit të përgjithshëm të Aleancës në mbështetje të operacioneve të saj dhe vendeve anëtare dhe partnerëve të saj.
“Ekipet Ndërlidhëse dhe Monitoruese të KFOR-it së bashku me ekipet e bashkëpunimit civilo-ushtarak u dhuruan pajisje për mbrojtje personale institucioneve dhe komuniteteve të Pejës, Deçanit, Malishevës, Gjakovës, Prizrenit, Vushtrrisë, Zveçanit, Kamenicë/Dardanë, Skenderajt, Podujevës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Novobërdës/Artanës, Gjilanit, Vitisë dhe Ferizajt. Dorëzimet u koordinuan nga shtabi qendror i KFOR-it në koordinim të ngushtë me Komandat Rajonale të saj Lindje dhe Perëndim, përkatësisht të udhëhequra nga SH.B.A. dhe Italia, të cilat u koordinuan me qendrat vendore mjekësore dhe Policinë e Kosovës në fushat e tyre përkatëse të operacioneve, për të vlerësuar prioritetet dhe nevojat. Spitalet, Qendrat e Shëndetit Familjar, Klinikat, Njësitë e Policisë së Kosovës dhe pakicat në tërë Kosovën mund të përfitojnë nga kontributi i paanshëm i KFOR-it në përpjekjet e tyre të përditshme ndaj COVID-19”, thuhet në komunikatë.
Gjeneral Majori Michele Risi, komandanti i KFOR-it, theksoi mbështetjen e vazhdueshme të dhënë për institucionet në Kosovë.
“Që nga fillimi i emergjencës COVID-19, bashkëpunimi me Ministritë e Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme ka qenë shumë efektiv. KFOR-i është i përkushtuar të ndihmojë stafin mjekësor dhe policor që punojnë çdo ditë në vijën e parë kundër COVID-19 në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
KFOR thekson se aftësia e tyre për të kontribuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liria e lëvizjes nuk është zvogëluar nga COVID-19, dhe rreth 3.500 ushtarë nga 27 kombe po kryejnë rregullisht operacionet e tyre, ndërsa zbatojnë masa të kujdesshme dhe të ashpra për të kufizuar përhapjen e virusit dhe minimizuar rreziqet për anëtarët e saj dhe për komunitetet të cilave ata shërbejnë, në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...