VIDEO/Të raportosh për COVID,gazetarja shpërthen në lot gjatë transmetimit

22:41 | 13 Janar 2021

Pandemi e COVID-19 ka ndikuar në gjendjen emocionale të personave në të gjithë botën. Por ata të cilët kanë luftuar në frontin e parë me virusin kanë qenë edhe më të prekurit.

Përveç mjekëve, infermierëve apo edhe policëve të prekur kanë qenë dhe gazetarët, të cilët shpesh u është dashur të raportojnë në situata të vështira, pranë familjarëve të viktimave nga COVID, apo pranë spitaleve ku janë të shtruar pacientët e infektuar me koronavirus.

Në një situatë të vështirë është gjendur edhe korrespondentja e CNN, Sara Sidner. Teksa po raportonte për COVID-19 ajo nuk arriti t’i kontrollojë emocionet dhe shpërtheu në lot gjatë transmetimit live.

“Komuniteti i hispanikëve dhe atyre me ngjyrë po goditen më rëndë. Mos e lejoni veten të jeni në këtë listë. Nëse vërtetë i doni më të dashurit tuaj, mos lejoni të ndodh një gjë e tillë”, tha Sidner.

Sidner ka raportuar nga 10 spitale të ndryshme gjatë pandemisë, të cilët janë përshtatur për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara