Vazhdon vaksinimi i mjekëve me Pfizer, Bardhi: Festat zbehin interesimin

12:58 | 10 Maj 2021

Vetëm sot janë vaksinuar mbi 120 mjek me vaksinën Pfizer.

E interesim për tu vaksinuar në sallën 1 tetori në Prishtinë nga personeli shëndetsor është i dobët.

Kordinatori në sallën 1 tetori, Niman Bardhi, para mediave ka thënë se shkaku i festave është zbehë interesimi për vaksinim nga personeli shëndetësor.

“Sot o’ dita e gjashtë që po i vaksinojmë me Pfizer. Sot janë vaksinuar  120 persona ndërsa deri tash janë vaksinuar mbi 3000 persona. Pjesa e personelit shëndetësor janë prezent, por më pak shkaku i festave. Interesimi është i madh i grupmoshave, por që ky kontigjent ka qenë për personelin shëndetësor. Procesi me Astra Zeneka ka përfunduar tash jemi me vaksina Pfizer”.

Kujtojmë se vaksina Pfizer kanë ardhur në Kosovë javën e kaluar me një kontigjent prej  4680 vaksina.

Këto vaksina do t’i marrin përsoneli shëndetësor, të cilët për arsye shëndetësore nuk janë vaksinuar me vaksinat AstraZeneca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara