Me lehtësimin e masave qeveritare ku nga sot vendi kaloi në fazën e dytë të hapjes, prej që pandemia Covid-19 u shfaq në Kosovë, janë vërejtur lëvizje më në numër të qytetarëve në Prishtinë.
Ndërkohë në natën e parë të lehtësimit të këtyre masave, ka vazhduar aksioni i mirëmbajtjes së rrugëve, njofton Klan Kosova.
Ekrem Gashi nga kompania ”Dardania” ka treguar se është vërejtur një qarkullim më i madh i veturave më shumë sesa netëve paraprake.
”Qysh në fillim të pandemisë kemi filluar me pastrimin e rrugëve”.
”Punën e kishim më të lehtë sepse kishte më pak frekuentim të njerëzve apo qarkullim të veturave, por edhe kështu do ja dalim”.
Gashi ka shtuar se që nga fillim i pandemisë vazhdimisht kanë bërë dezinfektimin e rrugëve të Prishtinës.
”Janë makineritë të përshtatshme në këtë kohë. Më shumë prioritet kemi hapësirat publike, sheshin, dhe nuk kemi ndonjë problem”.
Po ashtu me ritëm të njëjtë të mirëmbajtjes po vazhdohet edhe në rrugët dytësore.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...