“Vaksina s’të mbron 100 %”: Skënder Brataj shpjegon rastet e vdekjeve të personave me dy doza

21:40 | 14 Shtator 2021

Anëtari i Komitetit Teknik Dr. Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike situatën e Covid 19 për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjete sociale apo nga persona jo profesionistë të cilët po ndikojnë tek qytetarët e prekur nga covid që të mos kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të mos vaksinohen.

Por në fakt këto ditë kemi pasur humbje jete të personave të vaksinuar me dy doza .

Vaksina nuk mbron 100% , edhe mund të ketë vdekje”, tha Brataj.

Në spitalet covid po trajtohen 175 qytetarë  ka nga ata në gjendje të rëndë shëndetësore . Dr. Brataj u bën thirrje qytetarëve të informohen por të ndjekin institucionet shëndetësore ndërkombëtare  me informacionet që shpërndahen dhe mjekët profesionistë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara