Doktoreshë Silva Bino tha se rasti i mjekut Pëllumb Pipero nuk është rasti që lidhet me reaksione negative të vaksinës.
Bino sqaron se: Unë e binda Piperon për të kryer tamponin, por nuk kemi të bëjmë me një efekt anësor, kemi të bëjmë me një infektim, jo efekt anësor. Se ndryshe kryhet investigimi për efektet anësore.
Efektet anësore lidhen me temperaturë, dobësi, etj por kryhet hetimi, dhe nuk ka qenë ky rasti. Nuk kemi të bëjmë me një vaksinë për të cilën kemi dyshime, këtu s’ka lidhje vaksina me infeksionin.
Si mund të infektohesh kur ke bërë vaksinën?
Bino: Pfizer vetë kërkon që dozën e dytë ta japësh pas 3 javësh, në mënyrë që të jenë krijuar antitrupat. Por jo të gjithë njerëzit reagojnë njësoj.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...