Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.
Në total numri i rasteve aktive është 34.208. Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës.
Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /arbresh.info/
Bie Ballkani, Drita rikthehet në krye – luftë e ashpër për E...
Tjetër raketë drejt Turqisë/ SHBA këshillon qytetarët e saj ...
“The Sun” – Shqipëria, aventurë autentike, histori dhe plaz...
Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro në tokë dhe i dorëzon n...
NATO kap raketën balistike të Iranit që hyri në hapësirën aj...
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...