Tri raste të vdekjes dhe 140 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend.
Për regjistrimin e këtyre rasteve ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare.
MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 370 pacientëve.
Aktualisht, në gjithë vendin janë 2 mijë e 763 raste aktive.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119. Në total numri i rasteve aktive është 2.763”, ka njoftuar Ministria./arbresh.info/
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind