Thashethemet për vitaminën D: A mund të parandalojë ose lehtësojë koronavirusin?

08:23 | 9 Prill 2021

Ekzistojnë mendime të shumta se si të trajtohet koronavirusi, nga përdorimi i disa medikamenteve tjera e deri te vitamina D.

Të gjitha opsionet janë duke u eksploruar në procesin e zakonshëm shkencor, por ekspertët paralajmërojnë se përfundimet e parakohshme mund të krijojnë konfuzion dhe të çojnë në përhapjen e teorisë së konspiracionit, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Sidoqoftë, ka prova që vitamina D mund të jetë e dobishme në parandalimin e koronavirusit.

Vitamina D është e rëndësishme për trupin e njeriut, prandaj ekspertët nga Britania e Madhe kanë theksuar se shtesa e kësaj vitamine gjatë diëtve të ftohta është mëse e këshillueshme, ndërsa ata me një rrezik më të lartë të sëmundjes këshillohet të marrin vitaminën gjatë gjithë vitit.

Studimet e deritanishme nuk kanë dhënë shpjegime mjaft të qarta nëse dozat më të larta të vitaminës D mund të parandalojnë ose edhe të shërojnë sëmundjen.

Thashethemet për vitaminën D janë përhapur në rrjetet sociale, dhe disa kanë arritur deri atje sa tek disa përdorues të Redit të pretendojnë se autoritetet me vetëdije mezi përmendin vetitë shëruese të vitaminës D sepse ato përqendrohen shumë te vaksinimi dhe futja e një sistemi “shtet policor”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka përmendur asnjëherë vlerat që ka kjo vitamina në raport me koronavirusin.

Qeveri të shumta botërore kanë zgjedhur barna të tjera efektive të lira dhe të provuara, siç është deksametazoni nga grupi kortikosteroide. Nga ana tjetër, vitaminat janë një industri milionëshe.

Studimet kanë treguar se vitamina D mund të ketë efekte pozitive në parandalimin e virusit, por kritikët besojnë se provat nuk janë mjaft të qarta, transmeton portali arbresh.info

Për shkak se studimet e para vërtet tregojnë se grupe të caktuara njerëzish që kishin mungesë të vitaminës D në trup janë më të ndjeshëm ndaj virusit, veçanërisht të moshuarve, obezëve, si dhe njerëzve të zezë dhe aziatikëve.

BBC shkruan se është e mundur që kjo të jetë pikërisht arsyeja se pse disa janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të koronavirusit, por ata gjithashtu përmendin që kjo mund të jetë për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë dhe mjedisorë. Ata paralajmërojnë se niveli i vitaminave mund të jetë pasojë e sëmundjes Covid-19.

Sipas hulumtimit të Universitetit të Barcelonës, marrja e vitaminës D uli frekuencën e vendosjes në njësitë e kujdesit intensiv me 80 përqind dhe uli probabilitetin e vdekjes me 60 përqind. Sidoqoftë, revista shkencore Lancet, ndërkohë, nisi një rishikim të këtij kërkimi dhe bëri që artikulli të tërhiqej.

Anesteziologia Aurora Baluya shqyrtoi studimin nga Barcelona dhe tha se ajo nuk besonte në efektet “ekstreme” të renditura në dokument sepse ato nuk u vërtetuan kurrë.

Sipas saj mungesa e vitaminës D është një rrezik i njohur për shëndetin e njeriut, veçanërisht midis njerëzve në kujdes intensiv. Sidoqoftë, ajo zbulon se si suplementet e asaj vitamine nuk kanë qenë kurrë në gjendje të zvogëlojnë vdekshmërinë e pacientëve të tillë.

Sipas eksprtëve, mungesa e kësaj vitamine ndodh për shkak të kequshqyerjes ose dëmtimit të veshkave, por as nuk e zvogëlon dhe as nuk e rrit vdekshmërinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara