Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3,477 teste, ndërsa janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 258, Kavadar – 51, Prilep – 41, Kumanovë – 25, Negotinë – 22, Ohër – 18, Tetovë – 16, Strugë – 13, Gjevgjeli – 12, Manastir – 11, Veles, Strumicë dhe Kriva Pallankë nga 10, Shtip – 8, Kërçovë -7, Gostivari dhe Vallandovë nga 6, Krushev dhe Bogdanci nga 5, Probishtip dhe Demir Hisar nga 4, Koçan – 3, Dellçev nga 2, Sveti Nikollë, Dibër, Berovë, Vinicë, Kratovë, Demir Kapi dhe Pehçev nga 1, njofton telegrafi maqedoni.
Sot janë regjistruar 210 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Janë regjistruar tetë viktima. Dy pacientë nga Shkupi (77, 70) dhe nga një pacientë në Prilep (72), Kavadar (73), Ohër (71), Resnjë (68), Vallandov (66) dhe Dojran (64).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 101.762, numri i pacientëve të shëruar është 90.895, numri i të vdekurve është 3.119, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.748 persona.
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...
Flick pas fitores me Rayon: E rëndësishme ishin tri pikët, J...
Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...