Punëtorët e stafit mbështetës shëndetësorë kanë protestuar para drejtorisë së ShSKUK-së, të cilët po kundërshtojnë vendimin për mos pagesë të shtesave në paga prej 300 euro, raporton Ekonomia Online.
Ata të martën kanë bojkotuar orarin e punës për një orë, ndërsa kanë paralajmëruar protesta të tjera deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Kastriot Gjoshi në emër të protestuesve tha se ata kanë vetëm një kërkesë, që t’u paguhet shtesa prej 300 euro.
“Vetëm një kërkesë e kanë tërë këta punëtorë. Ajo kërkesa është shtesa prej 300 eurove që nuk është paguar nga menaxhmenti dhe nga ministria. Këta punonjës janë demoralizuar dhe diskriminuar për shtesën që është ndarë për disa kategori. Neve nuk na pyeti Covid-i, nuk na diskriminoi, të gjithë ishim të njëjtë.
Ai ka thënë se do t’i japin një javë kohë ministrisë dhe menaxhmentit, për plotësimin e kërkesave të tyre.
“Ne kemi kërkuar nga protestuesit që një javë të japim kohë ministrisë dhe menaxhmentit. Përndryshe nëse nuk reflekton brenda javës së ardhshme ne do të vazhdojmë, nëse është nevoja edhe bojkot të punës komplet tërë ditës”, ka shtuar ai.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...