Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, njofton se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.
Në komunikatë thuhet se delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga kryetari Blerim Syla dhe Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe kanë rënë dakord për çështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës, raporton tch, transmeton portali arbresh.info
Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon kryeministrin Rama, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasani për angazhimin.
FSSHK thotë se në Kukës është duke u përgatitur një hapësirë e veçantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...