Lajme të këqija vijnë nga futbolli gjerman.
Bundesliga 2 ka mësuar lajme të hidhura lidhur me skuadrën e Dynamo Dresden, në kohën e testimeve për Covid-19.
Dynamo Dresden kanë njoftuar se gjithë skuadra e tyre do të izolohet për dy javët e ardhshme, pasi kanë rezultuar dy raste pozitive me Covid-19, transmeton lajmi.net.
Kjo do të thotë se ndeshja e planifikuar për vikendin e ardhshëm kundër Hannover nuk do të luhet.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i krerëve të ligës dhe federatës lidhur me këtë situatë.
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim