Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë që ky subjekt politik kërkon përgjegjësi dhe drejtësi për rastin e 26 vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht në Qendrën Studentore në Prishtinë.
Deliu – Kodra ka theksuar se përkundër përpjekjeve të familjes për ta shpëtuar, i ndjeri Agon Musliu gjeti vdekjen në duart e shtetit.
“Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes Musliu. Ishte lajm i rëndë që tronditi tërë opinionin publik. Kjo Qeveri në detyrë ka pasë qasje selektive, është sjellë në mënyrë të ndryshme me qytetarët e Kosovës të riatdhesuar”.
“Një pjesë i ka zbatuar në përpikmëri masat e karantinimit dhe një pjesë tjetër nuk i ka respektuar ato”.
Deputetja e PDK-së në Klan Kosova e ka quajtur skandaloze deklaratën e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitisë i cili ka thënë që MSH-ja nuk ka pasë dokument që i ndjeri ka pasë probleme shëndetësore.
“Ishte skandaloze deklarata e ministrit Vitia. Ne si PDK e kemi pasë dokumentin publik, që tregon qartë që 26 vjeçari nga Gjilani ka pasë probleme shëndetësore”.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...