Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit për Europën, Hans Kluge, paralajmëroi se vala e dytë e Covid-19 mund të ndodhë këtë vjeshtë dhe mund të jetë edhe më vdekjeprurëse.
Ai theksoi se, edhe pse numri i rasteve është në rënie, kjo nuk do të thotë që pandemia ka marrë fund dhe se vendet duhet të përgatiten më fuqishëm për valën e dytë të koronavirusit, transmeton portal arbresh.info

Kluge, citon The Sun ka frikë se vala e dytë e Covid-19 mund të ndodhë në të njejtën kohë me infeksionet tjera.
“Jam i shqetësuar për mundësinë e një vale të dytë të Covid-19, e cila mund të ndodhë në vjeshtë dhe mund të ndodhë në të njejtën kohë me gripin sezonal”, tha ai.
Përkundër numrit të rasteve në rënie, qeveritë nëpër Europë vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes të vazhdueshëm./arbresh.info/
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan