Shkencëtari anglez, Frank Atherton ka deklaruar se njerëzit që janë të ftohur ose kanë grip duhet të karantinohen për disa ditë.
Atherton, i cili është një ekspert kryesor mjekësor në Uells, thotë se kriza e koronavirusit duhet ta bëjë kombin të rimendojë “si sillemi ne si shoqëri” dhe se kushdo me një infeksion viral duhet të izolohet për të parandaluar përhapjen e infeksionit te të tjerët, transmeton portal arbresh.info
Komentet e tij kanë ardhur në kohën kur Britania e Madhe është duke luftuar me përhapjen e variantit Omicron.
Sipas rregullave aktuale në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, kushdo që është pozitiv për Covid duhet të jetë në karantinë për të paktën shtatë ditë.
Nëse pacienti rezulton negativ në test, ai mund të dalë nga izolimi pas gjashtë apo shtatë ditësh, ndërsa në Skoci periudha e karantinës së detyrueshme është të paktën 10 ditë./arbresh.info/
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë