Një studim i kryer nga Imperial College London mbi variantin e ri të koronavirusit që po përhapet në Britani të Madhe, ka gjetur se shpejtësia e përhapjes së epidemisë është tre herë më e madhe se sa që është parashikuar.
Kjo do të thotë që çdo 10 njerëz të infektuar, ndoshta do të infektojnë midis katër dhe shtatë personave nëse kanë një variant të ri të virusit, raportoi BBC, transmeton portal arbresh.info
“Është një numër i lartë, që tregon se ky lloj infeksioni po përhapet më shpejt”, thuhet në studim.
Sipas studimit, gjatë izolimit të muajit nëntor, kur bëhet fjalë për variantin e vjetër të Covid-19 shkalla e riprodhimit ishte rreth 0.9, që do të thoshte se gjatë dy deri në tre javë numri i rasteve zvogëlohet me rreth 30 për qind, ndërsa me variantin e ri ata do të trefishoheshin./arbresh.info/
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4